United ia kalon Arsenalit me ofertë për yllin e Ajaxit

Futboll

United ia kalon Arsenalit me ofertë për yllin e Ajaxit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:45
Fabrizio Romano

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti anglez Manchester United ka treguar interesim serioz në shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit, Lisandro Martinez, për të cilin skuadra e Arsenalit kishte bërë ofertë zyrtare para disa ditësh.

Tani, thuhet se United ka bërë një ofertë drejt Ajaxit për Martinez, ofertë kjo më e mirë se ajo e Arsenalit, por që ende nuk është e mjaftueshme për gjigantin holandez.

Po ashtu, United është duke punuar që të arrijë marrëveshje personale me lojtarin, ku faktor kyç do të jetë trajneri, Erik ten Hag.

Në anën tjetër, dëshira e mbrojtësit argjentinas është që të kalojë në Premier Ligë, kështu që do të kërkojë largimin nga Ajaxi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat