Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

Futboll

Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:24
Gnonto

Debutimi me kombëtaren, goli i parë që i ka siguruar etiketën e “golashënuesit më të ri në historinë e kombëtares italiane” dhe provimet e pjekurisë: kjo e 2022-shit ka shumë mundësi të jetë një verë e paharrueshme për Wilfried.

Sulmuesi i Zyrihut, datëlindja 2003, është bërë tashmë futbollisti italian më i përfolur në kohët e fundit, por vazhdon rrugëtimin e tij si futbollist me përulësi dhe përkushtim. Këtë e ka deklaruar edhe në intervistën e fundit të dhënë për Sportweek.

Për Gnonto është shumë e rëndësishme të përdorë fjalët dhe konceptet e duhura në gjuhën italiane, akoma më shumë duke qenë një futbollist:

“Futbolli ndiqet nga të gjithë, për këtë arsye është e rëndësishme për mua që të flas mirë dhe të shpreh koncepte inteligjente, sepse shpesh mendohet për futbollistin si një njeri sipërfaqësor”.

Gnonto i ka idetë e qarta për  të ardhmen: “Ëndërroj të luaj te Barcelona. Messi është një idhull edhe tani që është te PSG.  Ka bërë shumë sakrifica në jetën e tij, familja e tij e ka mbështetur gjithmonë edhe në vështirësi. Nuk e harron origjinën e tij, është i qetë dhe e shikoj veten time tek ai. Më pas, në fushë luan si askush tjetër”.

Tek Inter-i ka shkuar në moshë shumë të re, në 2012-ën, kur ishte vetëm 9 vjeç, por Gnonto edhe ka qarë për ngjyrat zikaltër: “Luaja tek Inter Suno, afër Novaras. Bëra disa turne kundër Inter-it dhe pas një viti isha në Milano.

“Nuk u bëra menjëherë tifoz, sepse për mua ekzistonin Messi dhe Barcelona, por më pas më ka bërë për vete dhe edhe kam qarë për të”.

Gnonto ka rrëfyer episodin: “Më ndodhi gjatë Inter-Juve të 2018-ës, ndeshja e kartonit të kuq të munguar për Pjanic pas ndërhyrjes ndaj Rafinha-s. Shënoi Higuain në fundin e ndeshjes dhe Juventus siguroi titullin. Unë isha në San Siro dhe kam shpërthyer në lot. Aty jam bërë tifoz i Inter-it.

Pas një sezoni të lodhshëm dhe të mbushur me arritje të rëndësishme, për Gnonto ka ardhur edhe momenti i diplomës. Futbollisti italian jep provimet e pjekurisë: “Provimi i italishtes po shkon mirë, isha i qetë. Matematika është lënda që kam patur gjithmonë më shumë frikë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat