Ish-i i Realit dhe Milanit zyrtarizohet te Rayo Vallecano

Futboll

Ish-i i Realit dhe Milanit zyrtarizohet te Rayo Vallecano

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:02
Ish-i i Realit dhe Milanit zyrtarizohet te Rayo Vallecano

Më 30 nëntor do të bëhet 41 vjeç, por Diego Lopez duket se nuk i intereson shumë mosha, për të është vetëm një numër.

Pas gjashtë sezonesh tek Espanyoli, “gardiani” i datëlindjes 1981 po përgatitet për një eksperiencë të re në La Liga. Ai ka nënshkruar për një sezon të vetëm me Rayo Vallecanon, skuadër që mund të përfshijë edhe Radamel Falcaon në radhët e saj.

Diego Lopez është gjithashtu i njohur për tifozët e Milanit për kontributin e tij te kuqezinjtë nga viti 2014 deri në vitin 2016. Gjatë sezonit të dytë në Serinë A ai e humbi vendin e titullarit për shkak të 16-vjeçarit të atëhershëm, Gianluigi Donnarumma.

Pas Diego Lopezit në Spanjë, një tjetër 40-vjeçar mund të jetë edhe më aktiv se kurrë: Pepe Reina është në fakt afër rikthimit te Villarreali, pasi i tha lamtumirë Italisë dhe Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat