Malisheva të hënën fillon përgatitjet

Futboll

Malisheva të hënën fillon përgatitjet

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:20
Malisheva të hënën fillon përgatitjet

Pas pushimeve të verës, këtë të hënë skuadra e Malishevës fillon stërvitjet parasezonale në Stadiumin Liman Gegaj.

Malisheva që sigurojë mbijetesën përmes barazhit, këtë vit ka ambicie të larta dhe në gara do të hyjë me synime të jetë sa më lartë në tabelë.

“Javët e kaluara kemi bërë prezentimin e disa lojtarëve të rinj të cilët do të jenë pjesë e skuadrës këtë edicion.

Ditëve në vijim do të prezantojmë edhe prurje të reja cilësore që do të rrisin kualitetin e skuadrës. Kemi marrë të gjitha masat që edicioni i ri i garave të na gjej më të përgatitur, më kompetitiv dhe më të fortë.

Edicioni i ri do të na gjej më të përgatitur edhe në aspektin infrastrukturor. Janë duke u bërë investime kapitale të rëndësishme në stadium të cilat do ta rrisin nivelin e performancës dhe janë një indikator që FC Malisheva po rritet vazhdimisht si klub.

Të gjitha këto investime dhe përgatitje kanë bërë që stinorit tjetër t’i qasemi ndryshe, me më shumë profesionalizëm, të faktorizohemi në futbollin Kosovar, dhe besojmë të bëjmë lojë të bukur, e t’i kontribuojmë më shumë zhvillimit të sportit në trevën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat