Ballkani - Zalgiris, kush është favorit?

Futboll

Ballkani - Zalgiris, kush është favorit?

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:03
Ballkani - Zalgiris, kush është favorit?

Ballkani do ta shkruajë sonte historinë duke marrë pjesë për herë të parë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës në futboll do të luajë sonte në garën më të madhe për klube, Liga e Kampionëve, raporton FrontOnline. Në rrethin e parë eliminator, skuadra që drejtohet nga Ilir Daja do të ketë punë të lehtë – të paktën në letër.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje.

Befasisht, Zalgiris është favorit me 2.30, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e Ballkanit me 3.00.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo sfidë luhet nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat