Cassano: Në Serie A shënojnë të gjithë

Futboll

Cassano: Në Serie A shënojnë të gjithë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:41
Cassano

Pas një sezoni të dështuar tek Chelsea, Romelo Lukaku u rikthye përsëri tek Interi, ku vetëm dy vite më parë pati kulmin e karrierës.

Tifozët e Interit shpresojnë shumë se belgu do të rikthehet në formën e mëparshme.

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano për “Bobo TV” deklaroi se Lukaku do të shënojë shumë gola në këtë sezon, në fakt jo për meritë të Lukakut, por sepse Italia është një kampionat i dobët.

“Lukaku erdhi te Interi dhe të gjithë e dimë që vjen në një kampionat tepër të dobët. Doni ta dini pse do të bëjë një mal me gola? Sepse në Serie A të gjithë bëjnë mirë dhe shënojnë gola.

Nuk eshte një kampionat në lartësinë e duhur, prandaj”- u shpreh Antonio Cassano.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat