Shkupi është favorit

Futboll

Shkupi është favorit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:18
Shkupi është favorit

Ora e shumë pritur po mbërrin për Shkupin dhe Shvercerat. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të luajnë këtë të martë, sfidën e tyre të parë në raundin e parë kualifikues të Champions League, ku shorti i ka vendosur përballë skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Impacts.

Përballja e skuadrës shqiptare, me interes të madh për publikun shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Arena Todor Proeski, këtë të mërkurë në orën 20:45 në “Super Sport” që sjell këtë verë shumicën absolute të skuadrave në mbarë trojet shqiptare, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Për Shkupin është një mision për të bërë historinë, me skuadrën nga Cairi që synon kalimin e turit, një mision i vështirë por jo i pamundur për realizimin e të cilit nevojitet një rezultat pozitiv në sfidën e parë që do të luhet në shtëpi.

Kampionët e rinj të Maqedonisë së Veriut që rikthyen titullin pas plot 21 vitesh pritjeje, kanë bërë jo pak ndryshime kohët e fundit, me Shkupin që para pak ditësh zyrtarizoi plot 11 afrime, ndërkohë që edhe largimet kanë qenë të shumta në numër.

Lincoln Red Impacts, skuadra që dominon futbollin në Gjibraltar ku ka fituar plot 24 tituj kampion, gëzon një eksperiencë më të madhe në kompeticionet ndërkombëtare, ku verën e kaluar shkuan deri në grupet e Conference League, ku gjithsesi në 6 ndeshje nuk mori asnjë pikë, me një rekord negativ prej 2 golash të shënuar dhe plot 17 të pësuar, ndërsa dy vjet më parë kalonin në raundin paraeleminator të Europa League Prishtinën, por ndërkohë duke ju referuar faqes së specializuar transfermarkt, kanë një organikë me vlerë 1.83 milionë euro, diçka më pak se 1/3 e Shkupit që i afrohet shifrës së 6 milionë eurove, ndërkohë që përveçse një moshe mesatare më të re të skuadrës, mund të mbështetet dhe te entuziazmi me të cilin niset në këtë aventurë europiane.

Shkupi ndërkohë ka nisur edhe shitjen e biletave për sfidën që luhet në Arena Todor Proeski duke ruajtur të njëjtin çmim që ka pasur për ndeshjet e luajtura në stadiumin e Cairit, për t’u mbështetur dhe te euforia e tifozëve, ndërkohë që për të do të bëjnë tifo përveç të pranishmëve në stadium edhe zemrat shqiptare anembanë botës që do të kenë mundësi për të përjetuar çdo emocion të kësaj sfide në ekranin e Super Sport./SS/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat