Dybala është një tjetër objektiv kryesor i Interit

Futboll

Dybala është një tjetër objektiv kryesor i Interit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:27
Dybala

Paulo Dybala është një tjetër objektiv kryesor i Interit në këtë afat kalimtar, por zikaltrit kanë edhe shqetësimin e Milanit.

Gjithsesi duket se të dyja klubet nga Milano mund ta humbasin garën për shërbimnet e argjentinasit.

Mançester Junajtid ka nisur kontaktet e para me agjentin e sulmuesit për një transferim të mundshëm tijin në “Old Trafford” nëse Ronaldo largohet.

Siç bëjnë me dije mediat, klubi anglez mund t’ia plotësojë dëshirat Dibalës përsa i përket anës financiare, por ajo që e pengon këtë transferim është fakti që “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat