Interi nuk ndalet në afatin kalimtar

Futboll

Interi nuk ndalet në afatin kalimtar

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:00
Raul Belanova

Interi nuk ndalet në afatin kalimtar, teksa sot kanë zyrtarizuar dhe blerjen e pestë në këtë sesion të merkatos verore.

Pas rikthimit të Romelu Lukakut, transferimit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Henrik Mikitarjanit dhe afrimit me parametra zero të Andre Onanas, klubi zikaltër ka prezantuar mbrojtësin e djathtë, Raul Belanovën, i cili vjen pas eksperiencës te Kaljari.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë me klubin e tij të ri teksa rikthehet sërish në Milano, aty ku ka qenë pjesë e akademisë së Milanit.

Më parë italiani ka qenë pjesë edhe e Bordosë, Atalantës dhe Peskarës.

Në sezonin që përfundoi, Raul Belanova u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Kaljarit në 31 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat