Llapi arrin në Podgoricë, stërvitja në orën 20.30 

Futboll

Llapi arrin në Podgoricë, stërvitja në orën 20.30 

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:57
Llapi

Llapi është gati për përballjen me Buduçnostin në Podgoricë, ndeshje që luhet nesër në orën 20.30 në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Europa League.

Futbollistët llapjan kanë arritur në Podgoricë, ndërsa sonte në orën 20.30 do të zhvillojnë stërvitjen në stadium. 

“Skuadra ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Podgoricës dhe para pak çastesh është akomoduar në ambientet e Hotel Voco.

Nga ora 20:30, skuadra zhvillon seancën e fundit stërvitore para përballjes së UEFA Conference League, raundi i Parë kualifikues, ndaj Buduçnostit të Podgoricës”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat