Struga Trim Lum në bisedime me 3 portierë!

Futboll

Struga Trim Lum në bisedime me 3 portierë!

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:44
Struga Trim Lum në bisedime me 3 portierë!

Pas largimit të Davor Taleskit, Struga Trim Lum është vënë në kërkim të një portieri cilësor, të cilit do i’a besonin vendin e titullarit. Tashmë disa ditë po spekullohet për disa emra, ndërsa siç mëson “infOSport.mk” nga burime brenda klubit strugan, këta të fundit janë në bisedime e sipër me 3 portieri.

Fjala është për Dushan Çubrakoviç, një emër i njohur për opinionin futbollistik në vend, si dhe për dy portierët boshnjak, Adnan Kanuriç dhe Vedran Qoshevski.

Ky i fundit sipas burimeve tona është më afër për të veshur fanellën e Struga Trim Lum, por gjithnjë nëse i njëjti do të pajisej me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se i njëjti është lindur në qytetin e Velesit.

Sa i përket Çubrakoviç, i cili vitin 2019-të me Akademia Pandev fitoi edhe Kupën e Maqedonisë, 26-vjeçari mund të rikthehet sërish në futbollin e Maqedonisë, mirëpo për një gjë të tillë do të vendosin drejtuesit e Struga Trim Lum, që gjithashtu janë në pritje të një përgjigjeje edhe të portierit të talentuar, Kanuriç, që aktualisht ndodhet në prova te skuadra e njohur angleze e Notingham Forest.

Ky i fundit ka lindur në Austri, ku edhe ka filluar karrierën me grupmoshat e reja të LASK, Salzburg, për të luajtur më pas edhe në Gjermani me Fortuna Këlln U19, ndërsa në Angli kishte veshur edhe fanellën e Stouk Sitit U18 dhe U23, për tu transferuar më pas në Sllovaki te skuadra e SKF Sered, derisa së fundmi ishte pjesë e ekipit të Sarajveës.

Mbetët të shihet se cili prej këtyre 3 portierëve do ti thotë “PO”, Struga Trim Lum gjatë ditëve në vijim, apo ndoshta në pah do të dalë edhe ndonjë emër tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat