Gjilani zhvilloi seancën e fundit stërvitore

Futboll

Gjilani zhvilloi seancën e fundit stërvitore

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:58
Gjilani

Gjilani e ka zhvilluar këtë të mërkurë seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj Liepajas, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas ka konfirmuar se Agustin Torassa dhe Mevlan Zeka do të mungojnë për shkak të suspendimit, kurse Edison Kqiku për shkak të lëndimit.

Futbollistët e Gjilanit presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e nesërme, teksa atmosfera dhe klima brenda kampit të ekipit thuhet se është pozitive.

Ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat