Gjilani dhe Llapi para sfidave në Conference League

Futboll

Gjilani dhe Llapi para sfidave në Conference League

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:26
Gjilani dhe Llapi sot luajnë

Dy skuadrat e Kosovës, Gjilani dhe Llapi do të paraqiten sot në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Gjilanit e nis rrugëtimin evropian me ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, kundër skuadrës letone, Liepaja.

Para këtij dueli në kampin gjilanas janë shprehur optimistë se do të arrijnë ta kalojnë këtë rreth të garave, teksa trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se qëllimi është rezultati pozitiv dhe dominimi i kundërshtarit.

Në anën tjetër, punë më të vështirë vlerësohet se do të ketë skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Llapi, që do të ballafaqohet me Buduçnostin.

Kjo ndeshje zhvillohet në Podgoricë dhe fillon nga ora 20:30. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon rezultat të favorshëm në mënyrë që ta ketë më të lehtë kualifikimin pas një javë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat