Dinamo - Hajduku, finalja e madhe kroate, Ademi e pret me padurim 

Futboll

Dinamo - Hajduku, finalja e madhe kroate, Ademi e pret me padurim 

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:00
Arijan Ademi, i pari në të majtë

Të shtunën në stadiumin në “Maksimir” do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kroacisë, mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.

Ndeshja do të luhet në orën 20.00, ndërsa pritet me kërshëri nga dashamirët me të flaktë të futbollit kroat. 

Arijan Ademi, futbollist i Dinamos, synon trofeun e parë në edicionin e ri.

“Pritshmëritë janë gjithmonë të larta, nuk e dimë se çfarë do të na presë. Do të jetë një ndeshje e mirë, më vjen mirë që mund të fillojmë menjëherë. Mezi po e pres, jemi gati. Nuk mendoj për golin, vetëm për fitoren në fanellën e re”, thotë sulmuesi i ri i Dinamos, Josip Drmiç. 

“Tifozët? Jemi të lumtur për shkak të stadiumit që do të mbushet, është shumë më e lehtë për ne të luajmë kështu dhe shpresoj që të gjithë së bashku të festojmë”,- tha kapiteni Arijan Ademi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat