Januzaj drejt Arabisë Saudite

Futboll

Januzaj drejt Arabisë Saudite

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 17:39
Januzaj

Adnan Januzaj mund ta gjejë destinacionin e radhës në Arabinë Saudite.

Mesfushori sulmues është ende pa skuadër, pasi Real Sociedad e ka njoftuar një muaj e gjysmë më parë, se nuk po rinovon kontratën, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur prej tre sezonesh.

Sipas gazetarit Rudy Galleti, futbollisti nga Istogu është në negociata me Al-Nassr, një ekip nga Arabia Saudite, që të mund të nënshkruajë si lojtar i lirë.

Ai shton se është një kërkesë eksplicite e trajnerit të tij të ri, francezit Rudi García.

Dy skuadrat e tjera, Sevilla dhe West Ham, kanë treguar interes për Januzajn, që mund të përfundojë në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat