Milani kërkon mbrojtësin e Totenhami

Futboll

Milani kërkon mbrojtësin e Totenhami

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:45
Milani kërkon mbrojtësin e Totenhami

Pas zbarkimit në Londër së Dejan Kulusevskit, mbi të gjitha, të fundit të Riçarlisonit, ai duket se ka shumë pak hapësirë te Totenhemi i Antonio Kontes. Po flasim për Lukas Mouran që mund të mos luajë në Londër në sezonin e ri, teksa menaxheri i tij e ka ofruar te Milani.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024 me pagë prej më pak se 5 milionë eurosh. Në këto kushte, falë edhe Dekretit të Rritjes, mund të përfaqësojë një përforcim të mundshëm për “Djallin” që ka nevojë për lojtarët me përvojë në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, thuhet se braziliani i është ofruar edhe Juves e Romës.

Stefano Pioli ka vendosur që Fikajo Tomori dhe Pier Kalulu do të jenë qendërmbrojtësit titullarë për sezonin e ri.

Megjithatë, me largimin e Alessio Romanjolit, kuqezinjtë duan me patjetër një afrim të ri në prapavijë dhe Zhafet Tanganga mund të jetë profili i duhur.

23-vjeçari i Totenhemit thuhet të ketë kërkuar largimin, pasi dëshiron të luajë më shumë. Nga situata po tenton të përfitojë Milani që sipas disa mediave britanike mund të ketë pasur bisedime me menaxherin e lojtarit, por ende jo diçka konkrete me skuadrën angleze.

Tanganga përgjatë tri sezoneve me Totenhemin ka luajtur në vetëm 43 ndeshje dhe tashmë nuk dëshiron më të presë që Antonio Konte t’i besojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat