Liverpooli shënon fitore ndaj Crystal Palaces

Futboll

Liverpooli shënon fitore ndaj Crystal Palaces

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:24
Liverpooli shënon fitore ndaj Crystal Palaces

Liverpooli ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Crystal Palace, e cila u zhvillua sot në Singapor.

Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp fituan me rezultatin e pastër 2:0.

Jordan Henderson (12’) dhe Mohamed Salah (46’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Me këtë fitore, ka përfunduar edhe turneu para-sezonal i Liverpoolit në Azi.

Kujtojmë se Liverpooli në miqësoren e kaluar me Manchester Unitedin pësoi humbje 4:0.

Skuadra e drejtuar nga Klopp të enjten e ardhshme do të takohet me Leipzigun në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat