Garsia Leon, fituese e medaljes së parë të artë

Futboll

Garsia Leon, fituese e medaljes së parë të artë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:51
Garsia Leon, fituese e medaljes së parë të artë

Kimberli Garsia Leon, është fituesja e medaljes së pare, të artë, në Botërorin e Atletiks në Juxhin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo triumfoi në garën e 20 kilometrave në ecje të shpejtë, me kohë prej 1 orë, 28 minuta e 38 sekonda, duke lënë pas polaken Katarzhina Zhijebllo-n dhe kinezen Kijang Shixhije-n.

Në konkutencën e meshkujve, japonezi Toshikazu Jamanishi, mbrojti titullin nga Doha në disiplinën e ecjes së shpejtë në 20 km. japonezi dominoi garën nga fillimi e deri në fund, duke lënë pas bashkëkombasin e tij, Koki Ikeda.

Ndryshe kjo është fitorja e parë e një dyshe të atletikës nga Japonia,  në këtë displinë të një Botërori të Atletikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat