Tri klubet e mëdha po iu afrohen Ronaldos

Futboll

Tri klubet e mëdha po iu afrohen Ronaldos

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:17
Ronaldo

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, raportohet se është ende duke punuar për një zgjidhje, e cila do t’ia mundësonte klientit të tij largimin nga Manchester United këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë, derisa ai është duke e kërkuar largimin nga “Old Trafford”.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se agjenti i Ronaldos, Mendes është ende duke “punuar për një zgjidhje”. Ai mohoi një interesim nga ish-klubi i lojtarit, Sporting Lisbona.

“Nuk ka asgjë që po ndodh me Sporting – kjo histori ishte një lajm i rremë. Situata ka mbetur në thelb e njëjtë në 20 ditët e fundit: Cristiano dëshiron të largohet, Erik ten Hag pret të ketë një bisedë me të në përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen”, ka shkruar Romano në rubrikën e tij për “Caught Offside”.

“Manchester United pret përgjigje nga Cristiano për të kuptuar se kur mund të kthehet në stërvitje, por Jorge Mendes vazhdon të punojë për zgjidhjet: Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Chelsea janë afruar, por ende nuk ka zhvillime”, shkroi gazetari italian.

Së fundi u raportua se Manchester United do të pranonte që 37-vjeçari të largohej në formë huazimi për sezonin 2022/23, me kusht që ai të nënshkruante një zgjatje të kontratës deri në vitin 2024.

Edhe trajneri te “Djajtë e Kuq”, Erik ten Hag, ka insistuar vazhdimisht se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të largohet.

Megjithatë, Ronaldo ende nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën angleze dhe gjasat besohet se janë më të mëdha që ai të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat