Bayerni gati për një tjetër goditje në sulm

Futboll

Bayerni gati për një tjetër goditje në sulm

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:08
Bayerni

Bajerni i Mynihut ka humbur Robert Levandovskin, me polakun që është transferuar te Barcelona në Spanjë. Gjigantët bavarezë janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Nga Rene është afruar talenti 17- vjeçar Matijs Tel. Por nuk dihet nëse një lojtar kaq i ri mund të mbajë një peshë tepër të rëndë mbi supe.

Po nga Spanja, duket se Bajernit i kanë gjetur pasuesin e Robert Levandovskit dhe ai është Raul de Tomas. Sipas gazetës spanjolle “Diari Ara” sulmuesi i Espanjolit është në fokusin e Bajernit të Mynihut.

“Diari Ara” pretendon se Bajerni madje ka bërë gati një ofertë dhe një kontratë për sulmuesin e kombëtares spanjolle, që arrin deri në vitin 2026, teksa ai mund t’u kushtojë 75 milionë euro të tjera arkave të klubit gjerman.

Por teksa nga Spanja vijnë zërat për një afrim mes Bajernit dhe shokut të ekipit të Keidi Bares, nga Mynihu ka ardhur përgjigjja e shtypit gjerman. Gazetari i së përditshmes gjermane “Bild”, Kristian Falk, ka mohuar çdo interes të mundshëm të Bajernit për 26-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat