Tifozët e Romës “të çmendur” pas Dybalas – i bëjnë pritje madhështore

Futboll

Tifozët e Romës “të çmendur” pas Dybalas – i bëjnë pritje madhështore

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 07:14
Paolo Dybala

Tifozët e Romës i kanë bërë një pritje madhështore argjentinasit, Paolo Dybala, gjatë prezantimit të tij para fansave.

Qindra tifozë të ish-kampionëve italianë vërshuan rrugët për të parë  nga afër yllin e ri të skuadrës.

Koret që e thërrisnin emrin e mesfushorit ofanziv ishin të shumta të cilat e emocionuan lojtarin, teksa shihte i befasuar rrotull tyre.

Futbollisti erdhi në “Olympico” me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.

Roma ishte destinacioni i preferuar i tij, ndërsa ai u kthye në të preferuarin e fansave ende pa luajtur.

Më poshtë gjeni pamjet e mikpritjes së Dybalas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat