Scaloni nuk e kishte të sigurt të ardhmen

Futboll

Scaloni nuk e kishte të sigurt të ardhmen

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:34
Scaloni

Lionel Scaloni nuk e kishte të sigurt të ardhmen në stolin e Argjentinës pasi të përfundojë Botrori “Katar 2022”. Kontrata e tij është drejt përfundimit dhe dukej se nuk do të kishte marrëveshje për rinovimin, por një takim me Chiqui Tapian ka ndryshuar situatën, siç pohon TyC Sports.

Trajneri i kombëtares së Argjentinës ka kontratë deri në dhjetor 2022, pra në Botëror do t’i bënte shërbimin e fundit përfaqësueses bardhekaltër.

Fillimisht pati njëfarë pesimizmi rreth rinovimit të kontratës së tij, por duket se situata ka ndryshuar.

Njerëzit afër trajnerit kanë bindjen se kjo përvojë e tij do të zgjatë përtej Botërorit të Katarit. Ditët e fundit, Scaloni udhëtoi nga Spanja drejt Argjentinës për çështje familjare. Ai ishte në Rosario, ku u pa duke folur me Martinon, dhe gjithashtu në Buenos Aires, ku mori pjesë në ndeshjen River-Gymnastics. Megjithatë, nuk ishte e gjitha që bëri, pasi u takua edhe me presidentin e Federatës për të negociuar zgjatjen e kontratës.

Gjatë këtyre muajve të fundit, Scaloni është kërkuar nga disa klube, diçka jo befasuese duke pasur parasysh performancën e tij të shkëlqyer që kur mori drejtimin e përfaqësueses. Copa América dhe “Finalissima” (fitoi kundër Italisë) janë titujt që trajneri ka fituar me kombëtaren dhe tani mendja e tij është e përqendruar te Botërori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat