Ferizaj për turp, pa stadium! Të gjithë pro, një është kundër! Drenasi po bëhet me stadium me 7 mijë ulëse!

Futboll

Ferizaj për turp, pa stadium! Të gjithë pro, një është kundër! Drenasi po bëhet me stadium me 7 mijë ulëse!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:59
Stadiumi i vjetër, i fotograuar para një kohe! Gjendja trishtuese

Turpi askënd nuk e ka mbyt! Ajo që dhemb kur pajtohesh me gjendjen e tillë, me turpin, pastaj adaptohesh dhe tani turpi të shndërrohet në rutinë!

Një Ferizaj, që nuk ka stadium dhe askush nuk e di se kur do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri, ky është turp i madh, për një qytet financiarisht që është i dyti më i forti në Kosovë.

Një qytet që ka krenarinë në qiell, por mjerisht nuk ka stadium të futbollit dhe qytetari është i dënuar, nuk ka ku të shkojë për të pa një ndeshje. 

Stadiumi prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ndërsa ai i vjetri është shndërruar në një stadium ferri, i demoluar, i frikshëm për të hyrë aty, nuk ka mbet as të kollosin kuajt si para do vitesh!

Një qytet që e ka zërë gjumi i “ariut polar”, nuk reagon por hesht. A mos vallë ferizajasit, shikojnë se ndokush nga qielli do t’ia zgjedh çështjen e stadiumit!?

I madh dhe i vogël, e dijnë fare mirë, që nga vitet e 80-ta, është plani për ndërtimin e stadiumit të ri prapa palestrës sportive.  Është edhe projekti, skema, bile në ato vite u planifikua ndërtimi i stadiumit për 30 mijë shikues, por kurrë nuk u ndërtua. Po kalojnë katër dekada, një projekt që ka mbet në letër, madje ajo skemë është mbuluar edhe nga pluhuri!

“Grupi iniciues i peticionit ka taku gati të gjithë deputetët. Takime zyrtare, ku kanë lyp ndihmën për me shty para procesin, krejt janë pro përveç Dimal Bashës kundër. Na kanë premtu me shty këtë projekt të salla”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Përderisa Ferizaj nuk e dijnë se kur do të fillojë stadiumi i ri, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimit në profilin e tij në facebook, shkruar me krenari mes të tjera: “Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë.

Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”.

Drenasi po e bën një stadiumi pr mrekulli dhe për gara edhe ndërkombëtare, Ferizajt nuk e ka idenë kur do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat