Silva gati ta presë deri në fund Barcelonën

Futboll

Silva gati ta presë deri në fund Barcelonën

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 22:34
Silva gati ta presë deri në fund Barcelonën

Barcelona është cilësuar deri tani si “mbretëresha” e kësaj merkatoje, pasi ka mbyllur me sukses nënshkrimet e Leëandoëski, Kounde, Christensen, Kessie dhe Raphina

Megjithatë, klubi katalanas nuk ndalet me kaq. Xavi ka shprehur dëshirën për një mesfushor dhe klubi duket se është i gatshëm t’i plotësojë dëshirën.

Edhe Bernardo Silva mund të jetë së shpejti një blaugran. Edhe pse kushton, dhe Barcelona nuk është në pozitat më të mira ekonomike, 5 herë fituesit e Champions kanë një avantazh në anën e tyre.

Portugezi është i gatshëm të presë deri në fund Barcelonën. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së tij për t’u bashkuar me katalanasit, Barça duhet të lirojë një vend në mesfushë dhe largimi i Frenkie de Jong është një mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat