Asllani u paraqit 16 minuta

Futboll

Asllani u paraqit 16 minuta

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 00:20
Asllani u paraqit 16 minuta

Interi ka barazuar 2:2 në miqësoren e sotme kundër Lyonit.

Francezët ishin të parët që kaluan në avantazh, teksa Lacazette shënoi në minutën e 31-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa e dyta nis në favor të Lionit. Në minutën e 49 Cherki arrin të dyfishojë shifrat, edhe pse kishte hyrë në fushë pas pushimit mes pjesëve.

Megjithatë Interi përgjigjet shumë shpejt, pasi në minutën e 51-të, Romelu Lukaku e dërgon topin me kokë pas shpinës së portierit kundërshtar. Ndërkaq, në minutën e 65 Barella barazon rezultatin.

Minuta në këtë përballje ka pasur edhe për Kristjan Asllanin.

Lojtari shqiptar është futur në fushë minutën e 74-t, por ka kërkuar që ta kthejë veten në protagonist. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Asllani përpiqet të zgjidhë i vetëm ndeshjen dhe të përmbysë i vetëm Lyonin.

Mesfushori shqiptar shmang disa lojtarë me topin në këmbë, të cilin e dërgon para për të goditur portën. Por gjuajtja e tij pengohet nga njëri-prej mbrojtësave kundërshtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat