Inter arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Alexis Sanchez

Futboll

Inter arrin marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Alexis Sanchez

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 19:55
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez do të largohet nga Inter.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se skuadra e Inter ka arritur marrëveshje në parim me Alexis Sanchez, për shkëputjen e kontratës.

Palët do të ndajnë rrugët sipas marrëveshjes që futet në zbatim me efekt të menjëhershëm.

Tani kanë mbetur edhe detajet e fundit për t’u caktuar, para nënshkrimit të marrëveshjes.

Sanchez do të jetë kësisoj në dispozicion si lojtar i lirë dhe skuadra nga Ligue 1,  Olympique Marseille është skuadra e interesuar për të.

Mbetet të shihet nëse Marseille do ta kenë ofertën e duhur për ta bindur kilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat