Chelsea sfidon Realin dhe Barcelonën për talentin brazilian

Futboll

Chelsea sfidon Realin dhe Barcelonën për talentin brazilian

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 00:18
Endrick

Klubet europiane si gjithnjë tregohen shumë të vëmendshme kur vjen puna te zbulimi i talenteve, sidomos kur bëhet fjalë për ata nga Amerika-latine të cilët njihen për zhdërvjelltësinë dhe teknikën e lartë që posedojnë.

Mjaftojnë të përmendim emra si Ronaldo, Ronaldinho e deri te Neymar apo Vinicius Junior që kur kanë mbërritur në Europë i kanë bërë të gjithë për vete.

Këtë rrugë duket se do të ndjekë edhe 16-vjeçari, Endrick i Palmeiras.

Për djaloshin pritshmëritë janë tejet të larta dhe mjafton ideja që në garë për shërbimet e tij janë gjigandët e La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona. Mirëpo, klubet spanjolle bëjnë mirë të nxitojnë pasi tashmë në garë ka hyrë fuqishëm edhe Chelsea.

Madje, Blutë e Londrës kanë mbajtur bisedimet e para me Palmeiras dhe prindërit e sulmuesit të talentuar, me propozimin e anglezëve që është mirëpritur nga palët e përfshira.

Nëse Chelsea ia del të firmosë me Endrick atëherë do të jetë e detyruar ta huazojë djaloshin deri kur ai të mbushë mboshën 18-vjeçare për shkak të rregullave të vendosura si pasojë e Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat