Zyrtarizon ish-kapitenin e moshave të Portugalisë

Futboll

Zyrtarizon ish-kapitenin e moshave të Portugalisë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:15
Zyrtarizon ish-kapitenin e moshave të Portugalisë

Kukësi i Skënder Gegës po vazhdon që të përforcohet me elemente cilësor që janë të panjohur për Superioren. Pak minuta më parë u zyrtarizua afrimi i Tiago Ferreira.

Mbrojtësi 29-vjeçar vjen nga një aventurë e fundit në Iran, ndërsa ka qenë pjesë e Craiova, Zulte dhe Madeira. Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Portos, ndërsa ka mbajtur shiritin e kapitenit te moshat e Portugalisë, pa debutuar dot në ekipin e parë.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi portugez Tiago Ferreira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ferreira është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku edhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Tiago Ferreira dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Tiago!”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat