Conte e kërkon me çdo kusht Zaniolon

Futboll

Conte e kërkon me çdo kusht Zaniolon

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:55
Zaniolo

Tottenham raportohet se janë duke përgatitur për të hapur bisedime serioze me Romën për të gjetur një marrëveshje me Nicolo Zaniolo

La Gazzetta dello Sport ka dhënë setale se si disa lojtarë të Spurs e ka ftuar sulmuesin italian që t’ju bashkohet atyre në Londrën e Veriut pas ndeshjes miqësore që dy klubet luajtën në Izrael javën e kaluar. Antonio Conte është një fans i madh i 23 vjeçarit dhe është ai që po e kërkon atë me çdo kusht në Londër.

Roma do të pranonte një ofertë prej 50 milionë euro për Zaniolon dhe Tottenham shpreson që ta përfshijë edhe një lojtarë në marrëveshje, me shumë mundësi Japhet Tanganga, Tanguy Ndombele, Sergio Reguilón dhe Giovanni Lo Celso.

Derisa dy lojtarët e parë do të jenë të mirë për Romën në aspektin taktik, sidomos Ndomble, klubi më shumë dëshiron të gjenerojë para nga Zaniolo. Pa harruar edhe   pagat e larta të tyre që marrin në Spurs.

Negociatat konkrete mund të fillojnë në mes të dy klubeve jo me larg së në fillimin e javës së ardhshme dhe gjërat do të ndahen në dy elemente: e para fokusohet vetëm në shitjen e Zaniolos dhe e dyta në huazime të mundshme të lojtarëve të panevojshëm të Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat