Sesko - objektiv i klubeve më të mëdha në Europë

Futboll

Sesko - objektiv i klubeve më të mëdha në Europë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:16
Sesko është objektiv i klubeve më të mëdha në Europë

Benjamin Sesko është objektiv i klubeve më të mëdha në Europë. Për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar të Salzburgut është hapur ankandi dhe skuadra që do të paguajë më shumë mund ta bëjë të tijin talentin slloven.

Më 27 korrik, në miqësoren e Salzburgut me Liverpoolin, e fituar 1-0 nga “The Reds”, shtatlarti adoleshent ra në sy me paraqitjen e tij, duke shënuar golin e vetë të sfidës.

Klubet e mëdha në Angli, Gjermani, Spanjë dhe Francë nisën menjëherë kontaktet për të provuar blerjen e tij. Man. United dhe Chelsea ishin të parët që përshpejtuan dhe të tjerët e kanë ndjekur. Në këtë moment, siç mësohet, lista është zgjeruar me pesë klube që kanë treguar hapur synimin t’ia “rrëmbyer” Salzburgut. Madej samë parë.

Salzburgu dëshiron ta mbajë atë edhe për një vit. Daka sezonin e kaluar u largua për në Premier League dhe këtë verë ishte Adeyemi nënshkroi për Borussian.

Sesko, së bashku me familjen e tij dhe, natyrisht, me Salzburgun, do të marrin një vendim. Ky është plani. Sulmuesi slloven nuk dëshiron të nxitojë. Por të mëdhenjtë tashmë kanë trokitur në dyert e klubit austriak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat