Nuk kanë munguar befasi

Futboll

Nuk kanë munguar befasi

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:59
Nuk kanë munguar befasi

Nuk kanë munguar befasi në raundin e 1/32-ve të Kupës së Italisë. Skuadra e Leçes, që këtë sezon do të militojë në Serinë A, është eliminuar me përmbysje (2-3)  nga Çitadela e Serisë B.

Heroi i sfidës për miqtë e Çitadelës ishte ish-sulmuesi i Flamurtarit, Muhamed Tunkara, i cili u fut nga stoli dhe realizoi dopietë në minutat 93 dhe 100 të shtesës. 

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi në barazim 1-1. Ndërkohë që në 30 minutat shtesë u shënuan edhe 3 gola, 2 nga Tunkara për miqtë dhe Kolombo për Leçen.

Ish-sulmuesi i Flamurtarit në sezonin 2017-2018, u hodh në fushë në minutën e 85-të, duke u shndërruar në hero me dopietën e realizuar.

Titullar te skuadra e Çitadelës në këtë përballje, ishte dhe ish-portieri i Teutës, Elhan Kastrati, që bëri një paraqitje dinjitoze me pritjet e tij. Në raundin pasardhës të Kupës së Italisë, Çitadela e Kastratit dhe Tunkarasë, do të përballet me fituesen e çiftit, Palermo-Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat