Haaland zbulon ‘sekretin’ e tij

Futboll

Haaland zbulon ‘sekretin’ e tij

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:12
Haaland zbulon ‘sekretin’ e tij

Erling Haaland ka bërë të ditur se nuk do të mendojë shumë për rastet e humbura kundër Liverpool-it teksa po përgatitet për debutimin e tij në Premier League me Manchester City-n.

Kampionët e Premier League, në fakt, do ta nisin mbrojtjen e titullit në Premier në shtëpi të dielën kundër West Ham, dhe i kanë futur frikën të gjithë kampionatit kur kanë marrë Haaland në Etihad qershorin e kaluar.

Megjithatë, debutimi i norvegjezit me City-n nuk ka shkuar ashtu si mendohej, duke parë se në humbjen 3-1 të pësuar në Superkupën e Anglisë kundër Liverpool-it nuk ka shënuar, duke goditur edhe traversën shumë afër portës.

Duke folur me ish-sulmuesin e Newcastle dhe Anglisë, Alan Shearer, për BBC Sport dhe The Athletic, 22-vjeçari ka shpjeguar mentalitetin e tij.

“Si sulmues besoj se është shumë e rëndësishme të mos mendosh shumë kur je në fushë”, ka thënë Haaland. “Nëse duhet të përgatitem për ndeshjen e ardhshme duke menduar për rastin që kam humbur ndeshjen e kaluar, nuk është mirë.

“Duhet të futesh në fushë i uritur. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, nëse ke shënuar tre gola, nëse nuk ke shënuar asnjë, nëse nuk shënon prej disa kohësh. Duhet të futesh në fushë me të njëjtin mentalitet. Kështu që unë nuk mendoj shumë për rastet e humbura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat