Xavi ka nisur punë për të spastruar lojtarët

Futboll

Xavi ka nisur punë për të spastruar lojtarët

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:37
Neto

Xavi ka nisur punë për të spastruar lojtarët të cilët nuk i do më në skuadër nga Barcelona, që të mund të rregullojë bilancet për të federuar futbollistët që ka transferuar këtë merkato.

Së fundmi, radhën e ka pasur portieri brazilian, Neto.

33-vjeçari prej kohësh ishte në listën e lojtarëve që do të largoheshin nga Katalunja dhe duket se ai do të nisë një aventurë të re në Angli.

Braziliani ka firmosur një kontratë një-vjeçare me skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë, Burnemuthin dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat