Futbollistet e Anglisë shijojnë pushimet në Ibiza

Futboll

Futbollistet e Anglisë shijojnë pushimet në Ibiza

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:32
Futbollistet e Anglisë

Dy futbollistet e Anglisë, Ella Toone dhe Ellie Roebuck, janë parë duke shijuar pushimet e tyre në Ibiza, teksa festa pas fitimit të Europianit për femra vazhdon.

Dyshja ishin pjesë e skuadrës së Anglisë që fitoi Kampionatin Evropian muajin e kaluar. Së fundmi, ata po i bëjnë pushimet e tyre së bashku në Ibiza, me partnerët e tyre.

Toone dhe Roebuck u fotografuan duke u zhytur në një jaht luksoz pranë ishullit Formentera, më i vogli nga ishujt Balearik të Spanjës.

Ata shkuan në një koncert të Calvin Harris një natë më parë në ishullin spanjoll me anëtarë të tjerë të ekipit, duke përfshirë kapitenen Leah Williamson dhe futbollisten tjetër, Nikita Parris.

Sulmuesja Toone ishte një nga figurat më të rëndësishme për Anglinë në ecurinë e saj të fitores në Euro. Ajo realizoi një supergol në kohën shtesë kundër Spanjës, në çerekfinale.

Ndikimi i saj u ndje sërish, teksa shënoi një gol mahnitës vetëm pak minuta pasi erdhi nga stoli, në finalen kundër Gjermanisë.

Pasi ndeshja u barazua nga gjermanet, ekipet u detyruan të luanin në kohën shtesë, aty ku Chloe Kelly ishte ajo që shënoi golin e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat