Lajm i keq për tifozët e Milanit

Futboll

Lajm i keq për tifozët e Milanit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:02
Tonal

Psherëtimë lehtësimi në shtëpinë e Milanit. Analizat të cilave iu nënshtrua Sandro Tonali, fatmirësisht kanë përjashtuar dëmtimet tendinave.

Megjithatë “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtarit do t’i duhet të qëndrojë në stërvitje më vete për disa ditë dhe si rrjedhojë ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Seria A, atë ndaj Udinese që do të zhvillohet të shtunën.

Më tej media italiane thekson se do të ishte shumë mirë nëse mesfushori do të jetë në dispozicion të Piolit për përballjen ndaj Atalantës.

Me Tonalin jashtë, në përballjen e raundit të parë në formacionin e Milan krijohet hapësirë  për Krunic, me këtë të fundit që u shfaq në formë të shkëlqyer në miqësoret e fundit të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat