Shkupi synon ta përmbysë epërsinë e Shamrock-ut

Futboll

Shkupi synon ta përmbysë epërsinë e Shamrock-ut

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:23
Shkupi

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, sonte, synon ta kompenzojë deficitin (1:3) nga ndeshja e parë dhe të fitojë ndeshjen kundër kampionit irlandez Shamrock Rovers, e kjo do të nënkuptonte edhe një vend në ‘play-off’ për fazën e grupeve në Europa League, e që së paku do ta siguronte fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Trajneri i klubit shqiptar, Gotse Sedloski, beson në ekipin e tij, teksa ka deklaruar se pjesa e dytë në Dublin është receta e suksesit.

“Besoj se mund ta kompenzojmë rezultatin negativ, besoj te lojtarët e mi. Duhet të përsërisim lojën e pjesës së dytë të ndeshjes në Irlandë dhe më pas mund të shpresojmë për sukses. Atje pranuam gola naivë, por tani na pret një ndeshje e re”, ka theksuar trajneri i Shkupit.

Nëse Shamrock eliminohet, Shkupi do të luajë ndaj humbësit të ndeshjes Karabakh – Ferencvaros (1:1) në xhiron e tretë të Europa Ligës. Nëse, Shkupi eliminohet nga Shamrock, atëherë do të luajë në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, ndaj fituesit të ndeshjes Ballkani (Kosovë) – Ki Klasvik (Ishujt Faroe), e ku kampioni ynë ka epërsinë e një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, 3:2.

Ndërkaq, nëse Shkupi ia del të eliminojë Shamrock-un, atëherë do të sigurojë të paktën fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, dhe përmes ‘play-off’-it do të luftojë për të luajtur në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, sukses që deri më tani nga klubet e Maqedonisë së Veriut e ka arritur vetëm Vardari. Ndeshja Shkupi – Shamrock luhet sonte në orën 21:00, e ku pritet numër i madh i tifozëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat