Fiorentina kërkon me ngulm Nedim Bajramin

Futboll

Fiorentina kërkon me ngulm Nedim Bajramin

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:12
Fiorentina kërkon me ngulm Nedim Bajramin

Fiorentina kërkon Nedim Bajramin. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, mesfushori i avancuar i Empolit është emri që po lakohet shumë gjatë orëve të fundit në kryeqëndrën e Toskanës.

Mediat italiane bëjnë me dije se Fiorentina ka futur në bisedime edhe emrat e mesfushorit Zurkovski dhe mbrojtësit Nastashic, të dy elementë që i interesojnë Empolit.

Në këtë mënyrë marrëveshja mund të finalizohet gjatë orëve të ardhshme.

Vlera e kartonit të Empolit shkon dëri në 10 milionë euro dhe transfermi i mundshëm në Firenze do ta ndihmonte mesfushorin e Kombëtares e Shqipërisë, të bënte një hap të madh në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat