Asllani debuton me Interin në Serie A

Futboll

Asllani debuton me Interin në Serie A

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:00
Asllani debuton me Interin në Serie A

Kristjan Asllani do të debutojë me Interin që në javën e parë të Serisë A.

Fati punon për më të mirin dhe ky është rasti konkret.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjet përgatitore me zikaltërit, duke hequr gabimin e vetëm me Villareal në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë Brozovic u dëmtua në stërvitje para atij takimin dhe gjendja e këtij lojtari nuk shtë përcaktuar ende, sa i përket mungesës.

E sigurtë është se Inzaghi nuk do ta rrezikojë për ndeshjen e parë kundër Leçes në Serinë A. Ky është një shans i artë për Asllanin që të tregojë vlerat e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat