CR7 dhe mundësia e kalimit në Atletico

Futboll

CR7 dhe mundësia e kalimit në Atletico

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:30
Guti

Ai beson se skuadra e tanishme e Ancelottit është e vogël dhe ka vend edhe për një sulmues

Jose Maria Gutierrez, i njohur si Guti, nuk ka luajtur me fjalë por ka analizuar në përpikëri afatin e transfereve të Real Madridit.

Ai gjithashtu ka folur për gjendjen e tanishme të Barcelonës dhe kalimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos të Atletico Madrid.

“Mendoj që Real Madrid janë po aq të mirë si në vitin e kaluar, edhe pse është e vërtetë që ata nuk e kanë forcuar sa duhet skuadrën e tyre”, tha ai gjatë një interviste për DAZN.

“Ndoshta ata kanë nevojë edhe për një tjetër sulmues, i cili po ashtu ju mungoi vitin e kaluar”.

“Çdo mungesë e Karim Benzemas mund të jetë përfundimtare për Real Madridin pasi që kanë zëvendësime që kanë aftësi të vogla për të shënuar gola”.

Duke komentuar gjendjen e tanishme të Barcelonës, ish futbollisti ka komentuar rëndësinë e këtyre transfereve që janë sjellë nga bordi.

“Ne pamë një Barcelonë të dobët vitin e kaluar dhe mendoj se kjo e tanishme do i jap më shumë vlerë La Ligës”, tha ai.

“Gjithçka që i përforcon skuadrat e mëdha, skuadrat që janë të rëndësishme në Spanjë, si Barcelona, janë të mira për ligën”, potencoi ish mesfushori i Los Blancos.Guti ka dhënë edhe miratimin për ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos në Atletico Madrid.

“Nëse ai vendos të vije në Atletico Madrid, pse jo?”, tha ai.

“Është një skuadër e mirë, ai është sulmues i mirë. Atletico Madrid ka nevojë për një sulmues të mirë, kështu që, pse jo? Mendoj që do të ishin në harmoni me njëra-tjetrën. Do të ishte edhe befasi, për shkak se Real Madridi e ka dashur atë shumë. Por, nuk mendoj se tifozët e Real Madridit do të shqetësoheshin për këtë”.

“Mendoj që Ronaldo i ka dhënë gjithçka që është e mundur Real Madridit tashmë. Nëse ai ndihet i lumtur për të luajtur përsëri për një skuadër të madhe si Atletico Madrid, pse jo?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat