Mata në kërkim të klubit të ri

Futboll

Mata në kërkim të klubit të ri

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:01
Mata

Spanjolli Juan Mata raportohet se është në kërkim të një klubi të ri.

Mesfushori ofensiv spanjoll, gjatë kësaj verë ka mbyllur kontratën me Manchester United.

Mata dhe ‘Djajtë e Kuq’ ende nuk kanë firmosur kontratën e re, dhe sipas mediave britanike, lojtari brenda pak ditësh do të bëhet me klub të ri.

Mata pritet të largohet nga ‘Old Traffordi’, por jo edhe nga Premier League.

34 vjeçari thuhet se është afër marrëveshje me Leeds United. Mata më parë ka luajtur edhe për Chelsean dhe Valencian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat