City nuk i dëshiron lojtarët e palumtur

Futboll

City nuk i dëshiron lojtarët e palumtur

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:55
Silva

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva e ka thyer heshtjen e tij për të ardhmen dhe fjalët e tij kanë nxitur edhe më shumë spekulimet se zemra e tij rrahë për një kalim në Barcelonë.

Mesfushori ofensivë i Portugalisë ka qenë i lidhur shumë me një kalim të klubi katalunas këtë verë dhe duket se ai për momentin këtë e ka top synim.

Pavarësisht se ende skuadra nuk ka mundur t’i regjistrojë lojtarët të cilët i ka transferuar, lajmet thonë se Balugrana e ka bërë një ofertë të madhe për Bernardon dhe si duket ai është i hapur për një kalim të tillë.

“Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu por nuk e kam idenë se çfarë do të ndodh. Ne do të shohim”, tha Silva për ESPN.

“Lidhja ime me klubin është shumë e ndershme. Kam qenë i hapur me ta dhe ata e dinë çfarë dua unë. Nëse qëndroj, jam shumë i lumtur dhe gjithmonë do ta respektoj këtë klub dhe do ta jap sa më shumë për ta. Nëse jo, është futboll dhe do të shohim çfarë do të ndodh”.Silva ka treguar edhe më shumë, përfshirë këtu atë se ai e di që City nuk do t’i qëndrojë në rrugë nëse çmimi është i mirë dhe ai dëshiron të largohet.

“Është një klub i madh dhe ata nuk i dëshirojnë lojtarët të cilët nuk janë të lumtur në klub”, shtoi ai, duke dhënë një pasqyrë më të madhe të komunikimit të lojtarëve që dëshirojnë të largohen dhe klubit.

“Ata gjithmonë na thonë të gjithë neve që nëse ju nuk jeni të lumtur, mund të largoheni”.

“Natyrisht, ata janë biznes dhe ata kërkojnë shumën e duhur financiare kur ne kërkojmë të largohemi, por personalisht për mua është një marrëdhënie speciale me klubin ku ka respekt të ndërsjellë”.

“Ata gjithmonë kanë qenë të ndershëm më mua dhe unë gjithmonë kam qenë i ndershëm më ta. Siç thashë, gjithmonë do t’i respektoj lidhjet e mia me Man City, me tifozët, me stafin, me shokët e skuadrës kështu që çfarëdo që ndodh, ndodh dhe jam i sigurt që do të ndodh në mënyrën më të respektueshme të mundshme”.

Duket se ka një marrëdhënie të mirë në mes të lojtarit dhe klubit, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për të dy klubet të cilat janë të përfshira në negociata.

Marrëdhëniet institucionale në mes të Citizens dhe Blaugrana besohet se janë shumë të mira, e ndihmuar kjo me prezencën e madhe të shumë ish punëtorëve të Barcelonës në Manchester.

Ferran Soriano, Txiki Begiristain dhe Pep Guardiola janë ata që ju bashkuan City pasi që patën bashkëpunim të mirë në Barcelonë dhe ata i njohin të dy klubet shumë mirë.

Ne nuk na duhet që të shkojmë asnjë vit pas për të parë se si dy klubet u morën vesh për transferimin e një lojtari. Ferran Torres kaloi nga Etihadi në Camp Nou në janar. Eric Garcia (21) tashmë ka bërë dy herë lëvizjet e tij në mes të dy klubeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat