Prishtina më e mirë se Ulpiana

Futboll

Prishtina më e mirë se Ulpiana

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:00
Prishtina më e mirë se Ulpiana

FC Prishtina ka arritur fitore në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të BKT Superligës së Kosovës duke e mundur me shifrat 2:0 Ulpianën në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan.

Trajneri i ekipit tonë, Ismet Munishi, në këtë ndeshje e testoi edhe njëherë formën e disa futbollistëve të rinj.

Të dy golat e prishtinasve u realizuan në pjesën e parë. Si fillim rrugën e rrjetës e gjeti Arlind Shabani pasi asistohet nga Endrit Baholli, teksa golin e dytë e shënoi Ardi Ajdini, i cili gjithashtu u asistua nga Baholli.

Kjo është miqësorja e shtatë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit që starton të shtunën me ndeshjen ndaj Dukagjinit në Klinë.

Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës '89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njëjtin ekip në ndeshjen e parë miqësore. Ka barazuar 2:2 me Llapin e nga 2 Korriku ka humbur 1:0, shkruan në faqen e FC Prishtina/

FC Prishtina: 𝘉𝘪𝘴𝘭𝘪𝘮𝘪, 𝘚𝘢𝘭𝘪𝘩𝘶, 𝘈𝘫𝘥𝘪𝘯𝘪, 𝘊𝘦𝘯𝘢𝘫, 𝘉𝘢𝘩𝘰𝘭𝘭𝘪, 𝘓𝘶𝘮𝘢, 𝘈. 𝘚𝘩𝘢𝘣𝘢𝘯𝘪, 𝘎𝘭𝘭𝘰g𝘶, 𝘗𝘳𝘢𝘱𝘢𝘴𝘩𝘵𝘪𝘤𝘢, 𝘓𝘦𝘤𝘪, 𝘑𝘢𝘴𝘩𝘢𝘳𝘪.  Luajtën edhe Bulliqi, Topalli dhe R. Shabani. Trajner: 𝘐𝘴𝘮𝘦𝘵 𝘔𝘶𝘯𝘪𝘴𝘩𝘪.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat