Shkëndija kundër AIK-ut, Hasani: Të enjten çdo gjë fillon nga zeroja

Futboll

Shkëndija kundër AIK-ut, Hasani: Të enjten çdo gjë fillon nga zeroja

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:03
Shkëndija kundër AIK-ut

Të enjten (sot) me fillim në orën 20:00 Shkëndija e Tetovës do të luajnë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës suedeze të AIK-ut nga Stokholmi.

Pas barazimit të javës së kaluar në Stokholm me rezultatin 1:1, kuqezinjtë në Stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të kërkojnë kualifikimin në ndeshjet playoff të Uefa Ligës së Konferencës.

Ferhan Hasani, futbollist i Shkëndijes, thotë: “Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse e pamë në ndeshjen e javës së kaluar se AIK-u është skuadër mjaft cilësore.

Por ne e dëshmuam se posedojmë cilësi dhe se mund të përballemi me çdo kundërshtar.

Të enjten çdo gjë fillon nga zeroja dhe gjasat për kualifikim në playoff mendoj se janë 50:50.

Por ne jemi vendës, do të japim maksimumin, plus kësaj do ta kemi edhe përkrahjen e madhe nga tifozët dhe besoj se me ndihmën e tyre do të arrijmë të kualifikohemi në playoff të Ligës së Konferencës.

E shfrytëzoj rastin që të ju bëj apel të gjithë tifozëve që të vijnë në stadium në numër sa më të madh për të na përkahur, pasi që ata janë lojtari jonë i 12-të”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Donald Robertson, do t’i ndihmojnë Alan Mulvanny dhe Ross Macleod, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Grant Irvine, që të gjithë nga Skocia.

Për këtë ndeshje të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Shaqiri.

AIK Stockholm është klub i themeluar para 131 vitesh, respektivisht në vitin 1891. Momentalisht gjendet në vendin e katërt në tabelën e klafisikimit në Allsvenskan, kategoria më e lartë e futbollit në Suedi. Është hera e parë në historikun e Shkëndijës që në garat në kompeticionet evropiane përballemi me një ekip nga Suedia, njofton faqja e KF Shkëndijes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat