Tjetër futbollist për Monzën

Futboll

Tjetër futbollist për Monzën

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:44
Tjetër futbollist për Monzën

Monza mund të cilësohet padyshim “mbretëresha” e merkatos së kësaj vere në Itali, pasi ka sjellë tashmë 12 futbollistë dhe është shumë pranë firmës me dy të tjerë, duke ndryshuar thuajse totalisht skuadrën që e ngjiti sezonin e kaluar në Serinë A.

Kështu në pritje për të marrë mbrojtësin spanjoll Pablo Mari nga Arsenali, Adriano Galliani ka arritur marrëveshjen me Juventusin për huazimin e mesfushorit Nicolo Rovella, i cili iu bashkua bardhezinjve këtë verë nga Genoa.

Rovella kreu fazën përgatitore nën urdhrat e Allegrit, por duket se nuk është ende gati të veshë fanellën bardhezi, ndaj drejtuesit e Juves kanë vendosur ta huazojnë për një sezon te Monza, në mënyrë që të mund të fitojë akoma më shumë eksperiencë.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani priten vetëm vizitat mjekësore, para se Rovella të vihet zyrtarisht nën urdhrat e trajnerit Stroppa. Mesfushori bëhet i fyti lojtar që vjen nga Juventusi te Monza, pasi më herët u huazua edhe Filippo Ranocchia.

Lista e lojtarëve të afruar nga Monza:

Portierë: Cragno dhe Sorrentino
Mbrojtës: Andrea Ranocchia, Carboni, Birindelli, Marlon
Mesfushorë: Sensi, Pessina, Filippo Ranocchia, Warren Bondo
Sulmues: Caprari, Petagna

Në pritje të zyrtarizimit: Rovella dhe Pablo Mari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat