Barra e depresionit

Futboll

Barra e depresionit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:17
Barra e depresionit

Bacary Sagna ndaloi së luajturi futboll në vitin 2019, pas një karriere që e çoi atë nga Franca (Auxerre) në Angli (Arsenal dhe Manchester City) në Itali (Benevento) dhe Kanada te Montreal Impact.

Dhe nuk mund të mohohet se, duke pasur parasysh skuadrat që përfaqësonte dhe kampionatet që ndoqi si protagonist, francezi nuk pati një karrierë të nivelit absolut.

Por ndryshe nga shumë kolegë që e gjejnë veten para kamerës si komentues sapo i varin këpucët, Sagna shihet shumë pak. Me çfarë merret ish-mbrojtësi i krahut pas tërheqjes? Ai ndërton çanta shpine… pa peshë.

Një koncept kaq i çmendur sa partneri i tij, sipërmarrësi Mohammed Errafi, shpjegoi se reagimi i parë i Sagna ishte një mosbesim absolut. Të dy u shfaqën në TV në Francë në RTL dhe treguan se si lindi ky partneritet i veçantë.

“Në nëntor 2019 hipa në një tren në të cilin ishte Bacary Sagna. I thashë se kisha shpikur një çantë shpine pa peshë, ai filloi të qeshte dhe më tha se isha i çmendur. Por unë vërtet shpika një çantë shpine që ndihmon shpinën e njerëzve, mungesa e peshës që jep është mbresëlënëse”.

E kush e di që në fund Sagna nuk i bashkohet klubit të sipërmarrësve të suksesshëm. Ai shpreson: “Është sfida më e rëndësishme e jetës sime jashtë futbollit”.

Edhe pse vështirë se do të jetë më e ndërlikuar se depresioni, me të cilin u përball tek Arsenal, ditë pas vdekjes së vëllait të tij dhe një dëmtim që dukej se e pengonte të kthehej në ekip.

Një rrugë kaq e vështirë sa për të dalë prej saj është dashur ndihma profesionale, siç tregoi pak kohë më parë në faqen zyrtare të Topçinjve.

“Duhet të falënderoj Neilin, një nga psikologët e klubit. Një natë para një ndeshje, ai më tha: ‘A mund të flas me ty? Vura re që je i pranishëm, por duket sikur nuk je. Çfarë po ndodh në mendjen tënde?’ Dhe kështu biseduam, kuptova se ishte koha për t’i nxjerrë të gjitha.

“Dhe dalëngadalë u ktheva të isha vetja ime. U ktheva të kisha besim në mjetet e mia, të isha vendimtar dhe të luaja më mirë. Fillimisht futbolli ishte gjithçka për mua, por tani, pasi mbarojnë 90 minutat, ka gjëra të tjera për të folur”. Dhe tani… do të flitet për çantat e shpinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat