Gjithçka që duhet të dini për përballjen shqiptare mes Shkupit e Ballkanit

Futboll

Gjithçka që duhet të dini për përballjen shqiptare mes Shkupit e Ballkanit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 23:27
Shkupi e Ballkani

Skuadra e Ballkanit vazhdoi sot me arritje historike, ku edhe u bë skuadra e parë vendore e cila do të zhvillojë një ndeshje play-offi në Ligën e Konferencës.

Ballkani e arriti këtë gjë duke e eliminuar sot skuadrën e Klaskvikut në fazën e penalltive, ku rezultati tregonte 4:3 në favor të tyre.

Ndërkaq, brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 4:4, pasi që në takimin e parë si vendas, skuadra e Ilir Dajës korri fitore me rezultat 3:2, kurse sot u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Klaskviku.

Kualifikimi tutje i Ballkanit ka prodhuar një përballje shqiptare në play-offin e kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës, ku tani suharekasit do të ndeshen me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Në anën tjetër, skuadra e Shkupit për të arritur deri te kjo fazë u eliminua në dy gara të tjera evropiane, ku në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u mposht nga Dinamo Zagrebi, kurse në ato të Ligës së Evropës nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers.

Pavarësisht se të dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin tutje, gjë kjo që nënkupton se njëra nga Ballkani apo Shkupi do të eliminohen, një gjë është e sigurt që një skuadër shqiptare do të jetë pjesë e fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë mes Shkupit dhe Ballkanit të dy skuadrat do ta zhvillojnë në Maqedoninë e Veriut më datën 18 të këtij muaji, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 25 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat