AIK ka stadium 200 milionë euro

Futboll

AIK ka stadium 200 milionë euro

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:33
AIK ka stadium 200 milionë euro

Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Conference League. Kuqezinjtë u mposhtën në ruletën ruse nga AIK për të mos shkuar në fazën e Play Off. Zhgënjimi ishte i madh te trajneri Artim Shaqiri që i lë përgjegjësinë mungesës së fatit.

“Ne e merituam të dilnim fitues në dy ndeshjet me AIK-un, por në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Jam krenar për lojtarët e mi që treguan se dimë të luajmë futboll. Çfarë të themi për penalltitë, janë fat dhe llotari. AIK është një ekip i madh, luan në një stadium 200 milionë euro.

Ne po ndërtojmë një ekip për një kohë të gjatë.

Po, Hasani është i zhgënjyer pas penalltisë së humbur, por ai është lider i kësaj skuadre, ne do të vazhdojmë përpara”, u shpreh trajneri i Shkëndijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat