Vllaznia përgatit goditjen e fundit

Futboll

Vllaznia përgatit goditjen e fundit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:54
Vllaznia

Vllaznia përgatit goditjen e fundit të merkatos, ja reparti ku shkodranët po kërkojnë të përforcohen!

Vllaznia pret të bëjë edhe një goditje të fundit në qendër të sulmit, aty ku aktualisht janë në dispozicion të Josës kroati Aralica dhe braziliani Kaina.

Duke qenë një sezon i gjatë me 36 javë kampionat dhe gjithashtu ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, dëmtimet apo pezullimet nuk do të ndiheshin nëse në dispozicion të Josës do të ishte edhe një qendërsulmues.

Kësisoj, repartet do të ishin të gjitha të dubluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat