Largimi i Werner motivon Brojën

Futboll

Largimi i Werner motivon Brojën

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:12
Broja

Largimi i Werner motivon Brojën!

Armando Broja është njeriu i momentit te Chelsea në këto momente.

Shtatlarti kuqezi po shkëlqen në stërvitjet e përdishme me Chelsean në sytë e trajnerit Thomas Tuchel duke shënuar me një vazhdimësi të frikshme dhe tashmë një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe në Premier League ku nuk shënon që prej 13 takimesh rresht.

Largimi i Timo Werner duket se e ka çliruar edhe psikologjikisht bomberin shkodran pasi në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Chelsea, Broja arrin të tregojë se mund të shënojë edhe me të majtën që nuk është këmba e tij më e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat