Kastrioti përforcohet në mbrojtje

Futboll

Kastrioti përforcohet në mbrojtje

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:37
Kastrioti përforcohet në mbrojtje

Kastrioti ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke afruar në skuadër mbrojtësin Martin Prenkoçeviç.

Ai kalon te krutanët pas një eksperience me Rudarin në Mal të Zi.

Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme.

I formuar te grupmoshat e Podgoricës, 23-vjeçari ka luajtur edhe me Deçiçin e Tuzit, Kom Podgorica, OFK Petrovak dhe së fundmi me Rudarin.

KS Kastrioti i uron mirëseardhjen, dhe shumë paraqitje pozitive me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat